Take a fresh look at your lifestyle.

MKRS’ja përkrah sportistë e trajnerë në shumën mbi 70 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Komitetin Paraolimpik të Kosovës, Federatën e Minigolfit të Kosovës, me shtatë sportistë dhe katër trajnerë të dalluar dhe që kanë korrur rezultate. Shuma e përgjithshme e kësaj përkrahje është mbi 70 mijë euro.