Take a fresh look at your lifestyle.

Aktorja e “Game of Thrones” do t’i nënshtrohet operacionit

Një lajm jo i mirë për fansat e serialit të famshëm “Game of Thrones”. Protagonistja e këtij seriali, Emilia Clarke duhet t’i nënshtrohet një operacioni në kokë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktorja e famshme.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet aktorja përmes një shkrimi të saj për të përditshmen amerikane “The New Yorker”, kjo pasi aktorja ka vuajtur kohët e fundit nga gjakderdhja në tru, dhe rrjedhimisht operacioni është i pa evitueshem. Duhet theksuar se Emilia Clarke ne vitin 2013 pësoi një tjetër hemorragji në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrje të dytë. Kësaj radhe, kirurgjia ishte shumë më e ndërlikuar, pasi kafka e saj duhej të hapej.

Në vazhdim të intervistës së saj ajo siguron fansat e saj se do të jetë në formë dhe se vazhdon të ketë vullnetin dhe dëshiren e njëjtë për të vazhduar në serialin “Game of Thrones”. Kujtojmë se Emilia Clarke në serialin “Game of Thrones” njihet me emrin Daenerys Targaryen.

/GazetaPremium