Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministri Haradinaj kujton 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-së

Kryeministri i Republikes së Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-së të cilat kishin filluar pikërisht në naten e 24 Marsit të viti 1999-të, datë kjo e cila edhe shënohet si dita e lirisë së Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka përkujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-së duke vizituar Pllaken memoriale të ushtarëve të KFOR-it në Prishtinë. Haradinaj deklaroi se dy dekada më parë filloi historia e re e Kosovës së lirë duke falenderuar veçanërisht SHBA-në dhe NATO-në që na mundësuan lirinë.

“Dy dekada më parë filloi historia e re e Kosovës, kur bota e lirë përmes fushatës ajrore të NATO-s, ndërpreu tragjedinë e popullit tonë, shpëtoi shumë jetë dhe mundësoi rikthimin për jetë në liri të popullit të Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin, ndihmën dhe sakrificën sublime të grave dhe burrave të kombeve të lira, në shërbim të vlerave të lirisë, kam bërë nderim, së bashku me kabinetin qeveritar, te Pllaka Memoriale për ushtarët e KFOR-it, në Sheshin “Nena Terezë”, si dhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve Britanikë, në Sheshin “Edith Durham”, në kryeqytet. Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, qëndron e palëkundur në jetësimin e vlerave të përbashkëta euro-atlantike. RH.”

Kujtojmë se me 24 Mars 1999-të NATO kishte filluar bombardimet ndaj Serbisë pasi kjo e fundit kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujes, gjë të cilen e kishte nënshkruar delegacioni Kosovar nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Bombardimet kishin zgjatur 78-të ditë pas të cilave Serbia ishte dorëzuar dhe NATO me misionin e saj të KFOR-it ishte futur në Kosovë për të mundësuar lirinë dhe kthimin e kosovarëve në tokat e tyre. /GazetaPremium