Take a fresh look at your lifestyle.

Spektakli i klasikes Holandë-Gjermani ju takon pancerëve

Gjermania ka fituar ndeshjen kunder Holandes në “Johan Cruijff Aren” me rezultat 2-3 duke arritur kështu fitoren e parë në ndeshjen e parë në rrugen drejtë Europianit 2020.

“Pancerët” ani pse me shumë lojtar të ri në moshë kaluan në epërsi të dyfisht mrenda pjesës së parë. Së pari realizoi antarit të Manchester City-t Leroy Sane në minuten e 15-të kurse epërsinë e dyfishoj Serge Gnabry në minuten e 34 pas një goditje nga jashtë zones. Ani pse dukej e thjeshtë pjesa e parë për gjermanët holandezët nuk u dorëzuan, ata arriten të barazojnë rezultatin në 2-2 mrenda 10 minutave në pjesën e dytë. “Tulipanët” së pari ngushtuan epërsinë në minuten e 48-të me anë të Mathijs de Ligt kurse në të 63-tën me anë të antarit të Lyonit Memphis Depay barazuan rezultatin.

Kur gjithçka dukej se po perfundonte 2-2 dhe ndeshja po shkonte drejtë fundit, gjermanët menduan ndryshe, kjo pasi në minuten e 90-të Nico Schulz realizoi për 2-3 duke ja sigurar fitoren e parë kombëtares gjermane në këto eleminatore.

Kujtojmë që ndeshja tjetër po të njëjtit grup Grupit C, në mes të Irlandes Veirore dhe Bellorusisë ka përfunduar 2-1 në favor të irlandezve verior të cilët ishin edhe vendas në këtë ndeshje. /GazetaPremium