Take a fresh look at your lifestyle.

Theresa May mund të jetë duke numruar ditët e shkarkimit

Kryeministrja britanike Theresa May nuk po gëzon aspak rahati në postin e saj si Kryeministre e Britanisë së Madhe.

Kryeministrja britanike nuk po gëzon aspak rehati në postin e Kryeministres së Britanisë së Madhe, krejt kjo pasi që as pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të siguroi një marrëveshje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Raporton AlsatM.

Sipas burimeve britanike ministrat aktual të Kryeministres May mund t’i përgatitin kësaj të fundit një komplot kushtetues i cili do të realizohej nëse të gjithë ministrat e qeverisë së May largohen nga kabineti, kjo do të thoshte që qeveria do të shpërbehej dhe kompetencat për një marrëveshje të BREXIT do t’i kalonin parlamentit si organi kushtetues më i fuqishem në Britani. Vet Kryeministra Theresa May e ka potencuar një mundësi të tillë komploti ndaj saj në të përditëshmen britanike “The Sunday Times” në të cilen ka thënë se 11 ministra të lartë të paidentifikuar kishin rënë dakord që kryeministrja duhej të largohej, duke pohuar se ajo ishte kthyer në një figurë helmuese dhe e paparashikueshme dhe se gjykimi i saj “nuk po funksionte siç duhet.

Kujtojmë se qindra mijëra njerëz marshuan të shtunën në qendër të Londrës për të kërkuar një tjetër referendum për Brexit-in.

/GazetaPremium