Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj takohet me ambasadorin e Bullgarisë, u dëshirojnë fat dy kombëtareve

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim sot me Ambasadorin e Bullgarisë, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, të ciliti ka përfunduar mandati i tij në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj e ka falenderuar Bullgarinë për përkrahjen e plotë që ia ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe që e përkrahë fuqishëm në proceset integruese të BE’së.

Ai me Danatchev ka folur edhe për lojën e sontme në mes Kosovës dhe Bullgarisë ku i ka dëshiruar fat të dy kombëtarëve.

“Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e vendit tonë në procesin e integrimit në BE. Në takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, i shpreha konsideratat e mia për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe për lojën e sontme në futboll në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, me ç’rast iu dëshiruam fat të dy kombëtareve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./gazetametro.net