Take a fresh look at your lifestyle.

Kosova shumë e pafat, vetëm barazim me Bulgarinë

Kombëtarja e jonë Kosova ishte shumë e pafat, pasi u ndal në barazim 1-1 me Bulgarinë

Kombëtarja e jonë Kosova ishte shumë e pafat, pasi u ndal në barazim 1-1 me Bulgarinë, barazim i cili bulgarëve ju duk sikur fitore, kjo sepse Kosova ishte dominuese gjatë 90-të minutave dhe vetëm fal mungeses së fatit dhe herë herë pa kujdesit të sulmit tonë nuk arriti të shënoi fitore.

Pjesa e parë u karakterizua me një dominim të Kosovës, por përkundër dominimit Kosova nuk arriti të realizonte, përkunder që rastet nuk munguan. Atë që nuk e bëri Kosova në pjesën e parë e bëri Bulgaria e cila pas një korneri të falur nga Rashica, arriten të realizonin me anë të Vasil Bozhikov në minuten e 39-të.

Me të filluar pjesa e dytë Kosova u vërsul drejtë sulmit ani pse ishte jo shumë e kjartë në sulm, por pas ndryshimeve që bëri trajneri i Kosovës Bernard Challandes Kosova mori lojën në dorë për të barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Arbër Zenelit në minuten e 62-të, krejt kjo fal një super gjuajtje të futbollistit i cili luan në Remis të Frances.

Me këtë rezultat Kosova merr pikën e parë në eleminatoret e një Europiani kurse ndeshjen tjetër e luan me 7 Qërshor si mysafir i Malit të Zi në Podgoricë. /GazetaPremium