Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministri Haradinaj: Ne duhet të kthehemi në një komb inovativ në ekonomii dhe në këtë drejtim, Qeveria do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, në të cilin u prezantua puna e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ku u diskutuan hapat e mëtutjeshëm për zhvillim në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se, nuk ka njeri në glob, që nuk është i ekspozuar domosdoshmërisht të ecë me ato që ndodhin në jetën e njerëzimit, me pak fjalë, me atë që konsiderohet një revolucion digjital dhe në këtë drejtim edhe Kosova është pjesë e kësaj lëvizjeje.

“Jemi para një presioni të madh, si kohor, si të kërkesave praktike të mënyrës së jetesës, të bërit ekonomi, të veprimit të vlerës së re, pra një revolucion është duke ndodhur në botë dhe ne nuk bëjmë përjashtim, duhet të bëhemi të përgjegjshëm me këtë dhe të gjejmë