Take a fresh look at your lifestyle.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa përkujton ish- deputetin e LDK-së Nimon Alimusaj

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka përkujtuar sot ish deputetin e kësaj partie Nimon Alimusaj.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka përkujtuar sot në 9 vjetorin e vdekjes ish-deputetin e LDK-së Nimon Alimusaj. Mustafa ndër tjera tha se Alimusaj ishte shembull i njëriut që mbronë vyrtytet e lirisë së vendit të tij.

“Sot, përkujtojmë me respekt të veçantë jetën dhe veprën e atdhetarit të Kosovës, Nimon Alimusaj.
Nimon Alimusaj ishte intelektual dhe veprimtar i palodhshëm me vendosmëri të pafund, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për jetësimin e lirisë dhe pavarësisë të Kosovës.
Nimoni me gjithë qenien e tij iu përkushtua dhe bashkangjit lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë përkrah Anton Qetës e shumë burrave të tjerë.
Ai ishte deputet shembull se si mbohet liria dhe kultivohet demokracia në vend.

Nimoni kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare, prandaj vepra e tij do të kujtohet përherë me nderime të larta nga e gjithë anëtarësia e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.”

Kujtojmë se LDK së fundi është futur në proces të mbrendshëm zgjedhor, ndërsa ish-Kryeministri Mustafa nuk dihet ende se a do të ri-kandidoj për mandatin e tretë të tij në krye të LDK-së.

/GazetaPremium