Take a fresh look at your lifestyle.

Ndihma vëllazërore: Moska do të mbrojë ‘të drejtën e Beogradit’ në Kosovë

Qëndrimi i Rusisë ndaj ‘krizës në Kosovë’ është se do të mbështesë çdo kërkesë të Beogradit ndaj Moskës’, ka thën deputeti i Dumës Rusë Jevgenij Primakov, transmeton Gazeta Metro.

“Do të mbështesim çdo vendim të kreut tuaj shtetëror rreth fatit të Kosovës, nëse ai merret me konsensus politik dhe nëse kjo zgjidhje nuk shkakton konflikt qytetar. Për Rusinë më me rëndësi është siguria personale dhe e pronës së serbëve në Kosovë”, ka thënë Primakov në një intervistë për gazetën serbe ‘Vecernje novosti’.

Media serbe Primakovin e prezanton si deputet të Dumës Rusë dhe nip të shefit të famshëm të diplomacisë ruse dhe të shërbimit të inteligjencës Maksimovic Primakov, njërit prej rusëve më të merituar për Marrëveshjen e Kumanovës dhe miratimin e Rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Po ashtu, thuhet se Maksimovic në vitin 2009 për herë të parë ka folur për ‘përkufizimin’, d.m.th. që serbëve t’u mbetet veriu i Kosovës dhe enklavat në të cilat jetojnë, ndërsa nipi i tij, sipas gazetës serbe, thotë se kjo ka qenë ide e njohur, e cila po shqyrtohet edhe sot.

“Qëndrimi i Rusisë është që Beogradi duhet ta zgjidhë këtë dhe një vendim të tillë ta marrë apo jo”, ka thënë ai./gazetametro.net