Take a fresh look at your lifestyle.

Protestë madhështore në Londër kunder Brexit-it

Londra është stërmbushur me protestues të cilët po kundërshtojnë fuqishem daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Afer 1 milion njerëz kanë dalur në rrugët e Londrës për të kundërshtuar marrëveshjen e Brexit-it, duke i bërë thirrje Kryeministres Theresa May që ta dergoi tek qytetarët në referendum marrëveshjen me Bashkimin Evropian. “Lëre popullin të vendosë” ishte motoja e protestës drejtuar Kryeministres May e cila po vazhdon të insistoj për dalje nga BE.

Njëra nga organizatoret e protestës Nicola Sturgeon ka deklaruar se këto protesta janë përgjigja më e mirë për Qeverinë e Theresa May e cila kishte deklaruar se zëri i qytetarëve nuk po dëgjohej askund. Strugeon pas protestes ku në rrugët e Londrës ishin mbi 1 milion njerëz i ka kërkuar Kryeministres May që t’i hap rrugë popullit. “Në fjalimin e saj e fundit, të turpshëm në Downing Stret, mesazhi i May ishte se “Zëri i popullit nuk po dëgjohej”. Nëse kjo është pikëpamja jote zonja kryeministre, atëherë lëre popullin të flasë.” thotë Nicola Sturgeon pas protestës.

Kujtojmë që Kryeministra May po përgatitet që për herë të tretë ta hedh në votim në parlament marrëveshjen e Brexit, ani pse 2 herë tjera kishte dështuar dhe se as kësaj radhe nuk e ka të garantuar se marrëveshja do të kaloj.

/GazetaPremium