Take a fresh look at your lifestyle.

Raporti i Mueller, Kremlini: Gati të përmirësojmë lidhjet me SHBA

Pas publikimit të raportit të prokurorit Robert Mueller për mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, një zëdhënës i Kremlinit po sugjeron se tani mund të ketë mundësi për marrëdhënie më të mira mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan William Barr publikoi dje një përmbledhje të raportit të zotit Mueller, ku thuhet se nuk u gjet asnjë dëshmi se Presidenti Donald Trump apo dikush tjetër në fushatën e tij bashkëpunoi me Rusinë.