Take a fresh look at your lifestyle.

Shqipëria dominon Andorran, e mposhtë 0-3

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në eleminatorët e Euro2020 me rezultat bindës 0-3 në fushen e Andorras. Ekipi i Ervin Bulkut i cili kishte marrur përsipër të udhëheq Shqipërinë pas largimit të Panuçit nuk hasi në vështirësi nga iberiket e vogel, kjo pasi ata me lehtësi kontrolluan lojen.

Shqipëria kaloi në epërsi qysh në pjesën e parë me anë të Armando Sadiukut i cili realizoi në minuten e 21-të, gol ky i cili erdhi pas një dominimi të Shqipërisë. Pjesa e dytë u karakterizua me disa sulme të rrezikshme të Andorras, por të cilët lejonin hapësira mbrapa, e këto hapësira i shfrytëzoi mjaft mirë Shqipëria e cila në fund realizoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me anë të Balajt në të 87-tën, e më pas në minuten e 90-të Amir Abrashi realizoi për 0-3.

Ky rezultat i jep fitoren e parë Shqipërisë në këto eleminatore pas humbjes së parë që e pësoj nga Turqia.

/GazetaPremium