Take a fresh look at your lifestyle.

UEFA zbulon Mascoten e EURO2020

UEFA ka zbuluar Mascoten e Europianit i cili do të zhvillohet në verë të vitit 2020.

Federata e Futbolli Europian UEFA ka shfaqur para publikut dhe dashamirësve të sportit Mascoten e Eropianit, një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet faqja e UEFA-së në web-faqen e tyre zyrtare. Mascota e cila do të quhet “Meet-Skillzy” ose shkurt “Skillzy” do t’i shoqëroj të gjitha kombëtaret të cilat do të kualifikohen për në EURO2020.

Kujtojmë që Europiani i vitit 2020 do të mbahet në 12 qytete të ndryshme të Evropës, ku do të përfshihen edhe vende si Gjermania, Holanda, Anglia apo edhe Rusia, nepër të cilat do të zhvillohen ndeshjet e Europianit i cili do të bëhet i pari që do të luhet në një format të tillë.

/GazetaPremium