Take a fresh look at your lifestyle.

Italia fiton thellë ndaj Liechtenstein-it

Kombëtarja e Italisë ka fituar 6-0 përballë modestëve të Liechtenstein-it në ndeshjen e dytë të eleminatoreve Euro2020.

Kombëtarja e Italisë e cila udhëheqet nga Roberto Mancini ka fituar thellë në shtëpi ndaj Liechtenstein-it me rezultat 6-0. “Azurët” nuk hasen aspak në vështirësi përball ekipi të trajnerit Helgi Kolvidsson, madje ekipi i Liechtenstein nuk ishte as për së afermi rival i Italisë.

Krejt kjo fitore e thellë filloj kur Sensi realizoi golin e epërsisë në minuten e 17-të, më pas shifrat i dyfishoi Verratti në minuten e 32-të, kurse Quagliarella me dy penallti të realizuara në minutat 35-të dhe 45-të bëri që Italia të shkoj në pushim me epërsi 4-0.

Pjesa e dytë vazhdoi me të njëjten “melodi” sportive, dominim i Italianve të cilët realizuan edhe dy gola të tjerë, ku për 5-0 shënoi i riu Moise Kean, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Pavoleti në të 76-ten. Kështu Italia shkon në fitoren e dytë radhazi dhe rënditet e para në Grupin J me 6 pikë ku ka shënuar 8 gola dhe ska pësuar asnjë gol ende.

Kujtojmë se në po të njëjtin grup janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera ku derbi ballkanik në mes Bosnjes dhe Greqisë ka përfunduar 2-2, ndërsa Finlanda ka mposhtur Armeninë në udhëtim 0-2.