Take a fresh look at your lifestyle.

Pacolli para ambasadorëve të huaj: Paramendoni Dhurata Hoxha blen telefon me para të shtetit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë para ambasadorëve të huaj sot në Prishtinë se në Kosovë akoma ka ministra dhe ministre që blen telefon personal me para të shteti, transmeton Gazeta Metro.


Pacolli ka thënë se në Kosovë kemi rastin me të freskët ku ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka blerë telefon me para të shteti.

“Ne kemi një shembull këtu, ministrja ka ble telefon me para të shtetit, telefon mobil 1000 mijë euro, kjo është mendësi që shkatërron sistemin”, tha Pacolli, transmeton Gazeta Metro.

Pacolli ka kërkuar në tryezën me ambasadorë që shteti i Rumanisë ta njeh Kosovën, si shtet të pavarur dhe sovran.

Ajo ka kërkuar madje nga shteti i Kroacisë dhe Finlandës që të mos bashkëpunojnë me qeveritarët e korruptuar të Kosovës, kështu duke i ndihmuar qytetarëve të vendit dhe vet BE’së.

“Përveç përvojave që mund t’i marrim nga ju si shtet të Bashkimit Evropian, unë kisha pas një kërkesë e cila i drejtohet shtetit të Rumanisë, ta njeh pavarësinë e Kosovës, kurse për shtetin e Kroacisë dhe Finlandës është që të mos bashkëpunojë me qeveritarët e korruptuar, mosbashkëpunimi me qeveritarët tonë të cilat janë të korruptuar rrit presionin nga qytetarët mbi këta qeveritarë dhe ndihmon Bashkimin Evropian”, tha Pacolli./gazetametro.net