Take a fresh look at your lifestyle.

Sylejman Selimi: Pa nderhyrjen e NATO-së nuk do ta fitonim Luftën

 

Ish-Komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi në emisionin e Dukagjinit
tregon se si ishte e pamundun të fitohej lufta pa ndërhyrjen e NATO-së.

 

Ish- Komandanti i UÇK-së Syleman Selimi i cili ishte i burgosur deri pak
muaj më parë, tregon se NATO ishte shpëtimtari i Kosovës. Ai deklaron se pa ndërhyrjen e saj nuk do të fitohej lufta, kjo sepse sipas tij nuk kishte mundësi real që UÇK ta fitonte luften, sepse forcat ishin të pabarabarta.

 

Tutje Selimi thote se: “Pa nderhyrjen e NATO-së do të ishte shumë vështire ta fitonim luften, UÇK nuk do të ishte  shuar por lufta do të ishte humbur sepse ishim totalisht të pabarabarte. Në këtë periudhë ne mendonim shumë gjëra se si t’ia dilnim, por na kanë munguar shumë gjëra, si diciplina hierarkike, përvoja por edhe dija. Po flasim për 1998-ten, dhe nese flasim për armatim, përvec armatimit të leht ne nuk kemi pasur arsenal tjetër të armëve, dhe ske mundur të furnizohesh përditë, prandaj them se ishte luftë e pabarabartë.”

Në vazhden e intervistes në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini, Selimi ngreh në piedestal luften e komandantit legjendar Adem Jashari, duke thënë që lufta ka filluar me sakrificen e familjes Jashari dhe me punën e Komandantit Adem Jashari.

/GazetaPremium