Take a fresh look at your lifestyle.

Trump i bënë një dhuratë kryeministrit hebre: E njeh këtë vend si pjesë të Izraelit

Presidenti i SHBA’së Donald Trump njeh Golan Hights si pjesë të Izsraelit, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njohur aneksimin që ka bërë Izraeli në vitin 1981 të Golan Hights në Siri me rastin e vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Kjo tokë strategjike iu njoh Izraelit kështu duke e nervozuar Sirinë.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump nënshkroi proklamacionin që njeh këtë pjesë si pjesë të Izraelit. Kjo lëvizje e Trump është bërë e njohur javën e kaluar në një tweet dhe po konsiderohet si një lëvizje e hapur.

Në anën tjetër Benjamin Netanyahu e kishte shtyrë këtë qështje përpara qysh nga shkurti i 2017. Pasi që presidenti amerikan nënshkroi proklamacionin, zgjati lapsin e ia dha Netanyahut duke i thënë: ‘’Jepjani këtë popullit të Izraelit’’. /gazetametro.net