Take a fresh look at your lifestyle.

Ambasadori zvicran: Ju paguani veteran të rrejshëm, ne investojmë projektet tuaja – s’ka logjikë

Ambasadori zvicran Jean-Hubert Lebet u treguan i ashpër me lirderët e vendit duke i kritikuar për veteran të rrejshëm, krejt kjo pasi shumë përsona të cilët janë të përfshirë në lista të veteranëve muaj më parë dolen se nuk kishin qenë fare pjesë e UÇK-së.

Ambasadori zvicran Jean-Hubert Lebet në ditën e përurimit të ujësjellësit në disa fshatra të qytetit të Skenderajt u tregua i ashper dhe shumë direkt me liderët e vendit. Ai duke qenë ambasadori i vendit i cili kishte investuar në këtë projekt të ujësjellsit, në mes tjerash tha se: “nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 për qind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen, jo për të financuar veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka shumë shërbyes civilë, tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. Mjaftë është bërë për të përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim”, raporton Koha Net.

Kjo deklaratë si duket e ka bërë të reagon edhe Kryetarin e Parlamentit të Kosovës z. Kadri Veseli, i cili tha se pikërisht në këtë vend ku po përurohet ky investim i rëndësishëm ka pasur luftëtar të vërtetë të UÇK-së të cilët kanë rënë për këtë vend.

Kujtojmë se vitin e kaluar ishin regjistruar mbi 60000 (mijë) veteranë, por në raportin hetimor të ish-prokurorit të shtetit Elez Blakaj, dolen që numri i veteranëve ishte i fryer rrjedhimisht shumë njerëz ishin futur në listat e veteranëve, ani pse në të kaluaren nuk kishin qenë pjesë e UÇK-së.

/GazetaPremium