Take a fresh look at your lifestyle.

Ardern tregon pse e vendosi shaminë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se nuk e priste që vendosja e shamisë do të shkaktojë kaq shumë siguri në mesin e myslimanëve.


Ardern për programin “The Protect” tregoi arsyen se pse e kishte bartur shaminë gjatë viztës së saj te myslimanët.

“Nuk kam menduar shumë rreth kësaj. Thjesht konsiderova se kjo ishte gjëja e duhur”, shpjegon Ardern.

Ajo shtoi se nuk e kishte pritur një reagim të tillë për barten e shamisë.

“Nuk kam pritur që mbajtja e shamisë do t’u japë njerëzve një ndjenjë të tillë të sigurisë”, tha Ardern.

Ardern gjithashtu theksoi se është detyrë e saj t’ua ofrojë këtë ndjenjë sigurie myslimanëve.

“Përgjegjësia ime është të mundësojë njerëzve të ndjehen të sigurt. Prekesh thellë kur njerëzit nuk ndihen të sigurt. Pra, është përgjegjësia ime që përsëri të rivendos këtë ndjenjë të sigurisë”, shpjegoi Ardern.

Të paktën 50 myslimanë u vranë në dy sulme terroriste gjatë namazit të xhumasë në dy xhami në Christchurch.

Kryeministrja Ardern në mbarë botën ngjalli entuziazëm me mbështetjen dhe solidaritetin e saj me muslimanët pas sulmeve të fundit terroriste në dy xhamitë në Zelandë të Re./gazetapremium.net