Take a fresh look at your lifestyle.

Armend Rexhepagiqi tregon se a do t’i kthehet muzikës Aida

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur, Armend Rexhepagiqi pas një kohe shumë të gjatë i’u ka rikthyer skenës muzikore, transmeton Gazeta Metro.


Këngëtari i shumë hiteve të pavdekshme, qëndron prapa albumit të Tunës me titull “Fortuna” bashkë me gruan e tij Aidën, si dhe prapa projektit të fundit të Elvana Gjatës.

Armendi ka qenë i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, ai tregoi nëse bashkëshortja e tij Aida Baraku e ka ndërmend t’i rikthehet muzikës.

“Jo, ajo është operuar nga ndjenja e prezencës publike. Mendoj që është shumë e përmbushur me këtë si shprehet, përmes teksteve”.

Ndërkaq, Armendi tha se i ka munguar muzika gjithë këto kohë./gazetametro.net