Take a fresh look at your lifestyle.

Eurodeputeti austriak kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai njëherësh ka përkrahur vendimin e Parlamentit Evropian për lëvizjen e lirë të qytetarëve nga Kosova nëpër vendet e BE-së, njofton Klan Kosova.

“Republika e Kosovës ka pasur shumë kritere komplekse të përmbush për të fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Këto kritere janë përmbushur. Parlamenti Evropian ka miratuar tashmë regjimin pa viza për kosovarët me një shumicë të madhe votash. Tani është në duart e shteteve anëtare, ata duhet vendosur”.

“Austria ka një traditë të gjatë në ndërmjetësimin e drejtësisë dhe dhënien e mundësive për njerëzit e Evropës juglindore. Edhe shtetet tjera anëtare duhet të shohin se identiteti evropian i qytetarëve të këtyre pjesëve të Evropës është i lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e veprimeve të BE-së. Parlamenti Evropian ka konfirmuar tanishme qëndrim e tij”, tha Mandl, anëtar i delegacionit të Kosovës nga Parlamenti Evropian./ Gazetablic/