Take a fresh look at your lifestyle.

Hamiti: Rugova ishte udhëheqës i paevitueshëm

Ish kshilltari i Presidentit Ibrahim Rugova në një intervistë në T7 tregon se Ibrahim Rugova në krye të LDK-së ishte i paevitueshëm.

Ish kshilltari i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani” në T7 shprehet qartë se si Presidenti Rugova kishte autoritet brenda të gjithë njerëzve të cilët e formuan LDK-në, sipas tij: “Askush nuk e diskutonte se Presidenti Rugova atëherë Kryetar i shoqatës së shkrimtarve do të ishte Kryetar i LDK-së, jo sepse nuk kishte kandidatë tjerë, por sepse Presidenti Rugova kishte shtruar tani më rrugen e tij që të jetë prijës i popullit shqiptar në Kosovë.”

Tutje zotri Hamiti u shpreh, edhe se gjendja në atë kohë ishte e rëndë dhe se duhej guxim i madh për të marrur përgjegjësi për të dalur si lideri i parë i një partie të parë në Ballkan që kundërshton hapur sistemin komunist të kohës.

/GazetaPremium