Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj kërkon seancë për ndalimin e lojërave të fatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të mbahet me 3 prill seanca për lojërat e fatit.


Haradinaj ka njoftuar se sot ka dërguar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

“Pas diskutimit dhe procesimit nga ana e Qeverisë për në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, sot e kam dërguar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme me datë 3 Prill 2019 për shqyrtimin e këtij Projektligji.”, ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në Facebook..