Take a fresh look at your lifestyle.

Trekëndëshi i Bermudës nuk ekziston: BBC tregon se çka ka ndodhë me anijet dhe avionët e zhdukur në atë pjesë

Një nga misterët më të mëdha në botë është ai i Trekëndëshit të Bermudës. Janë thurrë shume legjenda dhe tregime për të, që nga religjioze e deri ato shkenore, por në fakt, një gjë e tillë nuk ekziston. Ose se paku kështu thotë televizioni britanik, BBC, transmeton Gazeta Metro.


BBC ka zbuluar arsyet e zhdukjes se dy avionëve transporti ushtarakë anglezë dhe dy anijeve në vitet 1940-1941,sipas BBC, duke mos lënë hapsirë fare më për spekulime rreth këtij misteri.

Kështu pasi kishte udhëtuar për një kohë të gjatë në ujërat e Oqeanit Atlantik, anija e zhdukur pa lënë gjurmë në 1940 duke u fundosur pasi ishte bërë pre e një stuhie ku si pasojë ishte detyruar të përdorë maksimumin e marinarëve për të zbarkuar në breg. Kurse për anijen e vitit 1941 përgjegjësi kryesor ishte një defekt teknik, ku në bord të anijes shpërthyen flakët në sektorin e djegies së karburantit ku edhe solli fundosjen e menjëhershme të saj shkruan BB.

Ndërsa problem me karburantin kishte pasur edhe një avion ushtarak britanik Avro Tudor IV, i cili u zhduk gjithashtu në 1948, në Trekëndëshin e Bermudës, pasi kishte përfunduar sasia e tij.

Kështu duke qenë se avioni kishte udhëtuar gjatë rrugë në një lartësi nën 2.000 m, forca e gravitetit që i duhej të mposhte avioni ishte më e lartë se ajo në fluturime mbi 8.000m, ku kjo solli edhe djegie më të shpejtë të karburantit të avionit i cili u rrëzua më pas në ujë./gazetametro.net