Take a fresh look at your lifestyle.

Basha në protestën e opozitës, Edi Rama është Maduro i Ballkanit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha hedh akuzat më të rënda ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bahsa hedhi akuza shumë tè rënda ndaj Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Basha ndërë tjera tha se Rama është Nicolas Maduro i ballkanit, dhe rrjedhimisht duhet ta largojmë patjetër nga pushtetit, kjo sepse sipas Lulzim Bashes Rama ka instaluar një sistem kriminal të qeverisjes.

Tutje ai shtoi: “Kjo Qeveri kriminale dhe hajdute dhe sistemi i krijuar kriminal, do të zhbëhet që në ditën e parë që qëveria demokratike do të vijë në pushtet, andaj ju ftoj të vini këtu që ta largojmë pa kushte Edi Ramen, dhe të nisim një rrugë ku nuk vjedhet qeveria e ku nuk vjedhet vota e lirë dhe demokratike

Kreu i PD-së poashtu paralajmron në fjalimin e tij para protestuesve se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Qeverisë, duke thënë se ora e ndryshimit po vjen.

/GazetaPremium