Take a fresh look at your lifestyle.

Deputeti Rexhaj: Mbi 2 mijë nxënës kanë ikur nga Prizreni

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje Arbër Rexhaj i cili vjen nga rajoni i Prizrenit tregon se vetëm në këtë vit shkollor janë evidentuar 2000 (mijë) nxënës më pak.

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje Arbër Rexhaj tregon se vetëm gjatë këtij viti shkollor kanë ikur mbi 2000 (mijë) nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme në qytetin e Prizrenit. raporton Botapress.info

“Mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Pra kur kjo ikje nga Kosova ndodh tek fëmijët nënkupton se janë larguar familje të tëra.”ka shkruar Rexhaj.”

Tutje Rexhaj ka thënë se Prizreni si qyteti i dytë po e përjeton rëndë këtë fakt, por ai shkruan se nesë e marrim edhe ikjet individuale në pjesë tjera të qytetit si dhe ikjet në gjithë Kosovë kjo shifer rritet në masa shumë të mëdha, gjë që është rrezik mbarë kombëtar dhe mbarë shtetror.

/GazetaPremium