Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministri Haradinaj takon ish Presidenten Jahjaga

Kryeministri i Republikës së Kosovë Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-Presidenten Atifete Jahjaga.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim në kabinetin e tij ish-Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga. Në takim me ish-Presidenten, Kryeministri Haradinaj përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se ka biseduar për situaten momentale në vend si dhe e ka lavdëruar z, Jahjaga për punën që po e bënë kjo e fundit për trajtimin e dhunës ndaj 20000 (mijë) grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Në vazhdim keni shkrimin e Kryeministrit Haradinaj për takimin me ish-Presidenten Jahjaga.

“Në takim me ish-Presidenten, Atifete Jahjaga, u dakorduam që përkujtimi i çlirimit të vendit të fokusohet në trajtimin e ecjës së Kosovës drejt aspiratës së saj veriatlantike, në 20-vjetorin e hyrjës së trupave të NATO-s. Duke i shprehur mirënjohje zonjës Jahjaga për përkushtimin e saj në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe përkrahjen e tyre për riintegrim në shoqëri, u zotova se Qeveria do të jetë partnere me të gjithë ata që i japin mbështetje të vazhdueshme trajtimit të kësaj plage të hapur të shoqërisë sonë. RH”

Kujtojmë që ish-Presidentja Atifete Jahjaga përmes fondacionit të saj, ka arritur që të trajtoj dhjetra raste të dhunës që ka ndodhur ndaj grave kosovare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

/GazetaPremium