Take a fresh look at your lifestyle.

Lekaj për ambasadorin zvicran: Sot do ta largoja po të pyetësha

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj kritikon ambasadorin zvicran pas deklaratës së këtij të fundit se “nuk ka logjikë që ne të investojmë në ujsjells e ju të paguani veteranë të rrejshëm”.

Ministri Lekaj në emisionin “Pressing” në televizionin T7 ka deklaruar se është e pa pranueshme të fyhen veteranët e luftës, Ai në mes tjerash ka thënë se nese do të kishte mundësi do ta largonte ambasadorin zvicran nga Kosova.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha cu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj, transmeton Gazeta Express. Tutje Pal Lekaj ka thënë që një ambasador i Kosovës nuk do të guxonte të shprehej në këtë mënyrë kudo që e përfaqëson Kosovën.

/GazetaPremium