Take a fresh look at your lifestyle.

Llapi skuadra me shikueshmërinë më të lartë në Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës në kuvendin e punës që ka mbajtur sot ka treguar edhe skuadren me shikueshmërinë më të lartë në Superligë.

FFK gjatë punimeve të kuvendit të rregulltë të punës ka treguar edhe disa statistika për sezonin 2018-2019 të futbollit në Superligën e Kosovës. Në këtë kuvend FFK ka treguar disa statistika, si ajo se kush është ekipi me shikueshmërinë më të lartë në Superligë, cila është skuadra më e diciplinuar dhe se cila është skuadra më “Fair-Play” në vend, raporton Indeksonline.net

Në edicionin 2018/2019 skuadra me shikueshmërinë më të madhe është Llapi, ndërsa skuadra më e disiplinuar është ajo e Drenicës me vetëm 23 penalizime, kurse më ‘Fair-Play’ u shpallë Trepça 89.

Kurse në ligën e parë, skuadra më e shikuar ishte ajo e Vushtrrisë.

/GazetaPremium