Take a fresh look at your lifestyle.

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për ndalimin e lojërave të fatit

Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë votash ka miratuar Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë votash ka miratuar Projektligjin në lexim të dytë për ndalimin e lojërave të fatit. 69 vota ishin për dhe asnjë kundër.

Kujtojmë se Projektligji në lexim të parë ishte votuar po gjatë ditës së sotme, kurse krejt kjo punë anti lojërave të fatit kishte filluar pas vrasjeve të fundit në disa kazino më saktësisht me lokacion në Suharekë dhe Lipjan.

Ditë më parë me kërkesë të LDK-së ishte miratuar një rezulutë që ndalon të gjitha format e lojërave të fatit, përjashto llotarinë shtetrore të Kosovës, ku kishte marrur edhe mbështetjen e qeverisë Haradinaj.

/GazetaPremium