Take a fresh look at your lifestyle.

Arsenal po rikthehet, del në vendin e 3-të

Arsenali ka mposhtur 2-0 Newcastle United për tu rikthyer në zonen Champions, duke e zhvendosur Tottenham Hotspur nga pozita të cilen e mbante qe 2 muaj.

Arsenali ka mposhtur Newcastle United 2-0 në ndeshjen e fundit të javës së 32-të në Premier League.

Aaron Ramsey ka shënuar për epërsinë e londinezëve në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizoi francezi Alexandre Lacazette.

Skuadra e Unai Emery me këtë fitore është ngritur në vendin e 3-të në tabelë me 63 pikë.

Këtë pozitë e ka mbajtur Tottenhami që më shumë se dy muaj, megjithatë gjelat kanë filluar të dalin nga forma dhe si duket lojtarët e Emery po e shfrytëzojnë maksimalisht këtë gjë.

/GazetaPremium