Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministri Haradinaj: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sigurisë

Kryeminsitri i Republikes së Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Vincenzo Coppola dhe shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos, me të cilët bisedoi rreth zhvillimeve politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj ka njoftuar Coppola dhe Papadopoulos, me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe angazhimin e përhershëm në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe çështje të tjera me rëndësi për vendin, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj tha se Qeveria e vendit ka rritur buxhetin për drejtësinë, pagat për gjyqtarët, prokurorët dhe policinë si dhe ka proceduar një varg ligjesh, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e sistemit gjyqësor në vend.

Gjithënjë sipas Gazetës Blic, Haradinaj u shpreh:

“Është me rëndësi të madhe krijimi dhe forcimi i arkitekturës së sigurisë, dhe Kosova në këtë drejtim ka bërë hapa të suksesshëm, përkundër sfidave me të cilat është ballafaquar”, tha Haradinaj, duke shtuar se Kosova është duke harmonizuar legjislacionin në fushën e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe në atë antikorrupsion.

Ndërkaq, drejtori Coppola vlerësoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të çuar përpara agjendën legjislative të vendit, duke treguar gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e dyanshëm.

/GazetaPremium