Take a fresh look at your lifestyle.

Manchester United rrezikon të mbetet jashtë top 4-shes, mposhtet nga Wolverhampton 2-1

Manchester United është mposhtur nga Wolverhampton Wanderers me rezultat 2-1 në kuader të Premier Liges, duke e quar numrin e humbjeve në këtë edicion në 7 të tilla.

Manchester United është mposhtur 2-1 nga Wolverhampton Wanderers me rezultat 2-1 në kuader të Premier Liges, përkatësisht në ndeshjet e xhiros së 32-të të Premier Liges. United e filloj mirë ndeshjen duke dominuar në pjesën e parë, madje ata kaluan në epërsi me anë të Scott McTominay në minuten e 13-të. Por nuk ishte e thënë që Man United të fitoj, kjo pasi Diogo Jota realizoj golin e barazimit në minuten e 25-të pas një gabimi të brazilianit Fred në mesfushë, duke mundësuar që pjesa e parë të mbyllet në barazim 1-1.

Pjesa e dytë filloj keq për Manchester United, kjo pasi Ashly Young u ndëshkua me karton të kuq në minuten e 57-të, duke lën United-in me 10 lojtar. Në këtë situat vendasit shfyrtëzuan mungesen e një lojtari tek mysafirët dhe filluan të sulmojnë duke gjetur edhe golin e epërsisë për 2-1 pas një out-goli të Chris Smalling në të 77-tën.

Kështu ekipi i Ole Gunnar Solskjaer pëson humbjen e 7-të këtë sezon duke mbetur në vendin e 5-të me 61 pikë, me rivalet e tyre të Chelseas që mund ta parakalojnë në tabel të mërkuren duke e zbritur edhe në poziten e 6-të në rënditje.

/GazetaPremium