Take a fresh look at your lifestyle.

PIPS: Qytetarët e rëndisin LDK-në të parën, VV-në të dytën e PDK-në të tretën, sa i takon programit qeverisës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike në hulumtimin e bërë me mbi 1200 respodent, në pyetjen se cila parti ka programin qeverisës më të besueshem, ata kanë radhitur të parën LDK-në, VV-në të dytë, PDK-ë të tretën e AAK-në të katërtën.

Instituti i Prishtinës për Studime Politike në hulumtimin e bërë me mbi 12000 respodent në të gjithë vendin, ka nxjerru rezultatet edhe mbi temen se cilin program të subjekteve politike qytetarët mbështesin. Në këtë hulumtim sipas PIPS, qytetarët më së shumëti mbështesin programin qeverisës të LDK-së duke i besuar programit të kësaj partie me 21.2%. Subjekti i cili është rënditur si i dyti në këtë hulumtim ka dal të jetë Vetvendosja, ku qytetarët programin e kësaj partie e rënditin si të dytin me 19.7%, ndërsa vetëm e treta ka dalur PDK e cila ka marrë 16.1% të besimit qytetarë në këtë hulumtim. Sipas po të njëjtit hulumtim AAK e Kryeministrit Haradinaj është rënditur e katërta për nga besimi në programin qeverisës me 12.1%, pas saj vinë NISMA me 5.2% respektivisht PSD me 2.2%.

Vlen të theksohet se në nivel të lartë janë edhe refuzimet e respodentëve, 8.4% dhe ata që janë deklaruar se asnjëra prej këtyre partive, me 11.3 %.

/GazetaPremium