Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj takon diplomatin amerikan Louis Sell

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim diplomatin amerikan Louis Sell.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell.

Në takim është biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve.

“Kënaqësi e veçantë ta pres në takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve tanë, që të jenë në hap me dinamikat globale dhe standardet amerikane të edukimit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social Facebook.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj për këtë takim.

Kënaqësi e veçantë ta pres në takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve tanë, që të jenë në hap me dinamikat globale dhe standardet amerikane të edukimit. Prezenca e Rochester Institute of Technology (RIT) përmes AUK është edhe një dëshmi e fuqishme e marrëdhënieve të veçanta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/GazetaPremium