Take a fresh look at your lifestyle.

Shpend Ahmeti nuk ka ndërtuar asnjë shkollë, kur po kalon gjysma e mandatit të dytë

Instituti GAP ka nxjerrur analizën e tij në bazë të premtimeve të realizuara dhe atyre të parealizuara për Komunen e Prishtinës të udhëhequr nga Shpend Ahmeti

Instituti GAP ka nxjerrur analizën e tij në bazë të premtimeve të realizuara dhe atyre të parealizuara për Komunen e Prishtinës të udhëhequr nga Shpend Ahmeti. Sipas këtij instituti i cili bën matjen e realizimit të premtimeve për çdo Komunë, Komuna e Prishtinës dhe Kryetari Shpend Ahmeti nuk e kanë përfunduar ende asnjë shkollë kur ka kaluar gati gjymsa e mandatit të dytë pas zgjedhjeve të fituara në Nëntor të vitit 2017.

Sipas Institutit GAP, Kryetari Shpend Ahmeti i cili së fundi është edhe pjesë e delegacionit të Republikes së Kosovës në bisedime me Serbinë, kishte premtuar në zgjedhjet e vitit 2017 pesë shkolla të reja në Prishtinë, por ani pse kanë kaluar më shumë se një vit, dhe po i afrohemi gjysmës së mandatit të dytë, projektet e shkollave ende janë në fazen e studimit të fizibilitetit duke u kompletuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme.

Po i njëjti burim tregon se, një shkollë në lagjen “Arbëria” pritet të lëshohet në vitin e ri shkollor, pra në Shtator të vitit 2019. Kujtojmë se kjo shkollë kishte qenë duke u ndërtuar që nga zgjedhjet e vitit 2017 kur Shpend Ahmeti edhe fitoj mandatin e dytë.

Vlen të theksohet se Shpend Ahmeti si Kryetari i kryeqytetit nuk kishte ndërtuar asnjë objekt shkollor as në mandatin e parë të fituar në vitin 2013.

/GazetaPremium