Take a fresh look at your lifestyle.

Vjosa Osmani: Nepotizmi duhet te ndalet

Vjosa Osmani deputete e LDK-së, dhe Kryetare e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin e Republikes së Kosovës, thotë se Nepotizmi duhet të ndalet.

Deputetja nga radhet e LDK-së thekson se duhet të ndalen veprimet e dëmshme e mbi të gjitha duhet të ndalet nepotizmi, kjo sepse sipas saj vendi ka degraduar, duke krijuar vetem vende pune për militantët dhe familjarët e njerëzve në pushtet.

Osmani në emisionin Interaktiv në KTV, tregon se as PSD nuk është duke u sjellur si parti opozitare, madje ajo akuzon partinë e Shpend Ahmetit se po ja mundëson qeverisë të mbijetoj edhe pse nuk e ka shumicën legjitime në kuvend, siç thotë ajo me një kuazi-pushtet të PSD-së.

/GazetaPremium