Take a fresh look at your lifestyle.

Pritet në vitin 2020, Apple me tre modele iPhone OLED

Kompania Apple në vitin 2020 do të paraqesë tre modele të iPhone me ekrave OLED, me madhësi 5.42, 6.06 dhe 6.67 inç, sipas faqes së internetit Digitimes.

iPhone më i vogël nga Apple do të përfshijë ekranet e firmave të Samsung ose LG (furnizuesit kryesorë të ekraneve të Cupertino-s) që do të lejojnë Apple ta bëjë telefonin më të hollë se paraardhësit e tij.

Për më tepër Apple mund të pajiset me teknologjinë Y-Octa të Samsung, e cila do të ulte kostot e prodhimit.

Në përgjithësi, Samsung do të mbetet ofruesi kryesor i ekraneve OLED në 2020, i ndjekur nga LG dhe ndoshta edhe nga Boe Technology.

Për sa i përket 2019, Apple duhet të përsërisë zgjedhjet e bëra tashmë për gamën e 2018-ës, tre modele, njëra prej të cilave është  6.1 inç LCD, dhe më ekonomike, pasuar nga dy modele Oled me 5.8 dhe 6.5 inç.