Take a fresh look at your lifestyle.

Sot shënohet 70 vjetori i themelimit të NATO-së, forca që shpëtoj Kosovën

Sot me 04.04.2019 shënohet dita e themelimit të Aleances Veri-Atlantike të njohur si NATO. Ajo u themelua 70 vite më parë.

NATO sot shënon 70 vjetorin e themelimit të saj, ditë kjo që përkon me ditën e 4 Prillit 1949, kur edhe u vendos të themelohet Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Kjo ide e cila ishte hedhur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes, u konkretizua në bazë të Traktatit të Atlantikut të Veriut i cili u nënshkrua me 4 Prill 1949 në Washington. Selia e kësaj force ushtarake dhe politike u vendos në Bruksel që është edhe kryeqyteti i Belgjikes.

Kujtojmë që NATO, në vitin 1999 kishte inervenuar në luftën e Kosovës, për të shpëtuar popullin shqiptar në Kosovë dhe për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik që në atë kohë po bënte regjimi serb i atëherë Presidentit të Ish-Jugosllavisë Sllobodan Milloshevic. Kjo nërhyrje e NATO-së ishte e para e këtij lloji që nga themelimi i saj, dhe për këtë populli shqiptar në Kosovë dhe kudo që është, i është falenderues përherë forcave të NATO-së, që mundësuan lirinë e popullit tonë. Njofton GazetaPremium

Sot NATO ka 29 vende antare dhe shteti i fundit që u antarësua në këtë aleancë është Mali i Zi, i cili u antarësua me 5 Qërshor 2017-të. Pjesë anëtare e kësaj force ushtarako-politike është edhe Shqipëria.

/GazetaPremium