Take a fresh look at your lifestyle.

Zv-ministri: Vajza të show biz-it e medias, eskorta të krimit

Zv-ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një debat të ashpër sonte lidhur me krimin, ku e ka pasur mjaft të vështirë të përballoje faktet dhe analizat e gazetarëve, tha në fund një deklaratë të beftë, lidhur me përfshirjen e femrave të njohura të spektaklit në lidhjet me botën kriminale.

Lamallari tha se shumë vajza të njohura të show biz-it dhe medias shërbejnë si eskortë për interesat e grupeve kriminale. Ai shtoi se disa prej tyre kanë pasur edhe lidhje të njohura me eksponentë të krimit e trafiqeve.

Ndërkohë, në fund të emisionit, doli rezultati i sondazhit, ku rezultoi se 86 përqind e votuesve në “Opinion”, ishim shumë të shqetësuar për gjendjen e rendit në vend.