Take a fresh look at your lifestyle.

Aksident në aksin Prishtinë-Podujevë

Sot gjatë paradites ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku kanë mbetur 3 përsona të lënduar.

Sot gjatë paradites ka ndodhur një aksident në aksin Prishtinë – Podujevë, fatmirësisht pa humbje jete, megjithatë kanë mbetur 3 të lënduar. Rastin nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, informon Telegrafi.com

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, tre persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet e saj, në bazë të procedurave ligjore.

/GazetaPremium