Take a fresh look at your lifestyle.

Charlize Theron: Kam 10 vjet single, meshkujt nuk bëjnë një hap para

Charlize Theron konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë. Por edhe pse mban këtë titull, aktorja e njohur nuk arrin të ketë një lidhje dashurie.

E ftuar në ‘Entertainment Weekly’ 43-vjeçarja tha se “meshkujt e kanë të vështirë me të dhe nuk bëjnë një hap para, kanë ‘frikë’”.

“Unë jam në dispozicion. Dikush duhet të më dalë përpara dhe të përpiqet. Unë jam beqare prej 10 vjetësh dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme”, u shpreh aktorja.

Në fakt sipas kronikave rozë, Charlize në vitin 2015 ndërpreu lidhjen me Sean Penn, i cili braktisi edhe gruan për të.