Take a fresh look at your lifestyle.

Opozitari serb për njohjen e Kosovës, reagon Lista serbe

Kryetari i Lëvizjes opozitare të qytetarëve të lirë të Serbisë, Sergej Trifunovic, ka thënë se nuk do ta kishte problem ta nënshkruante “atë letër, sikur (Kosovën) ta njihnin Rusia, Kina, Qipro, Sllovakia, Spanja…”, me çka ka zgjuar reagimin e Listës serbe, transmeton Gazeta Metro.net.

Në pyetjen se a duhet Serbia ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Trifunovic ka thënë se nuk e kupton pse kaq shumë insistohet në atë që Serbia ta njohë Kosovën. “Nuk kam asgjë kundër që ta nënshkruajë atë letër nëse (Kosovën) do ta njihnin Rusia, Kina, Qipro, Sllovakia, Spanja…”, ka thënë Trifunovic, duke theksuar se, përkundër dallimeve, marrëveshja e pajtimi janë “të domosdoshme”.

Lista serbe, sipas “Danas”-it, – duke mos përmendur se çfarë ka thënë Trifunovic, kur e me ç’rast dhe në çfarë konteksti – në kumtesën të cilën e transmeton TV Most-i, ka vlerësuar se është “i mjerë ai politikan serb i cili me nënshkrim do të mbështestë anëtarësimin e Kosovës së vetëshpallur në Kombete Bashkuara, dhe të cilit qasja ndaj një pjesë të territorit të vendit të tij varest prej asaj se çfarë qëndrimi për të do të marrin disa shtete tjera”.

Marrëveshja me shqiptarët e Kosovës, jeta e përbashkët dhe politika e pajtimit janë zgjidhjet e vetme të mundshme për Serbinë, ka vlerësuar në një deklaratë për FoNet-in Trifunovic, duke theksuar se “kompromisi është e nevojshëm dhe i domosdoshëm”. Trifunovic është shprehur kundër ndryshimit të kufijve, sepse mendon se një zgjidhje e tillë do të krijontë situatë të ngjashme me atë në Gazë, ndërmjet Izraelit e palestinezëve. “Përkufizimi është baras me konfliktin”, ka thënë Trifunovic dhe ka shtuar se duhet pranuar çdo lloj bisedimesh, qofshin ato bisedime në Bruksel apo në ndonjë format tjetër të bisedimeve dyplaëshe, transmeton “Danas”.

Sergej Trifunovic, aktor me profesion, ka qenë në krye të protestave të qytetarëve kundër regjimit të Aleksandar Vucicit, ndërsa para do kohe është zgjedhur kryetar i Lëvizjes së qytetarëve të lirë. Është i pari nga opozta serbe, i cili ka qëndrim më fleksibil në lidhje me qasjen ndaj Kosovës./gazetametro.net