Take a fresh look at your lifestyle.

Milot Rashica i hatashëm, 5 gola e 1 asist në vetëm 4 ndeshje

Milot Rashica futbollisti i Werder Bremen po shkëlqen në edicionin e dytë në Gjermani.

Milot Rashica futbollisti i Werder Bremen po shkëlqen në edicionin e tij të dytë në Bundesligen gjermane, ai ka realizuar plotë 7 gola vetëm në gjysmen e dytë të këtij edicioni, kurse vetëm në 4 ndeshjet e fundit ka realizuar 5 gola dhe një asistim.

Për gjithë këto suksese skuadra gjermane Werder Bremen po i thur elozhe futbollistit të Kombëtares së Kosovës duke e cilësuar edhe si yllin e ri të skuadres.

Milot Rashica më parë ka luajtur edhe në Vittese në Holandë, kurse karieren e ka filluar në futbollin kosovar tek K.F. Vushtrria.