Take a fresh look at your lifestyle.

Shpërthen gypi i ujësjellsit në sheshin Ibrahim Rugova, vërshohet sheshi nga ujrat e zeza

Një gyp ka pëlcitur në sheshin Ibrahim Rugova, afer Kuvendit të Kosovës, raporton Koha.net, kjo ka bërë që banorët e rrugës “Bajram Bahtiri” të mbesin pa ujë.

Një gyp i ujit ka pëlcitur në afërsi të Kuvendit të Kosovës, ekipet e ujësjellësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar derisa kanë njoftuar se sanimi i defektit pritet të ndodhë shumë shpejtë.

Sipas njoftimit, gypi i dëmtuar ishte i materialit Gizë me diametër DN 100mm dhe deri të pëlcitja ka ardhur si pasojë e vjetërsisë së tubacionit.

Pa ujë të pijshëm janë një pjesë e vogël e rrugës “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

/GazetaPremium