Take a fresh look at your lifestyle.

Familja e DJ Avicii, i publikon album pas vdekjes

Familja e DJ të mirënjohur Avicii ka vendosur që një vit pas vdekjes së Avicii-t t’i publikoj album këtij të fundit.

Një album i ri nga Avicii është surpriza që familja e DJ të famshëm po punon për t’ju dhuruar fansave anembanë botës.

Pothuajse një vit pas vdekjes së tij, Universal Music njoftoi publikimin e një albumi të ri, të titulluar  “TIM”, që është edhe emri i vërtetë i artistit suedez.

Avicii kishte pothuajse përfunduar një album prej 16-këngësh kur ndërroi jetë Prillin e kaluar.

Kënga e parë “SOS” do të publikohet më 10 Prill, ndërsa albumi i plotë “TIM” do të jetë gati në Qershor. Njofton Klan.tv

Të ardhurat nga albumi do të shkojnë për Fondacionin Tim Bergling, i krijuar pas vdekjes së DJ të njohur për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve mendore dhe vetëvrasjes.

/GazetaPremium