Take a fresh look at your lifestyle.

Mustafa: Ato parti që nuk duan shkatrrimin e shtetit, t’i bashkohen LDK-së në ruajtjen e tij

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, ju bënë thirrje partive tjera e sidomos atyre në pushtet se nëse e duan shtetin t’i bashkohen LDK-së, në mbrojtje të tij.

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka bërë thirrje ndaj partive tjera e sidomos atyre të pushtetit të cilat ende besojnë dhe e dëshirojnë shtetin, t’i bashkohen LDK-së në mbrojtje të shtetit. Tutje Mustafa ka thënë se LDK ashtu siç ka vazhduar qe 30 vite ta mbrojë shtetin, ashtu do të vazhdoj ta mbrojë fuqishëm Republiken e Kosovës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Zëdhënësit të LDK-së të bërë sot në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Ne presim që edhe vet pjesa e partive në pushtet, që nuk dëshiron shkatrrimin e shtetit dhe izolimin ndërkombëtare të Kosovës, të na bashkëngjitet në ruajtjen e shtetit tonë nga rreziqet e shumta që po i kanosen nga ky koalicion qeverisës i papërgjegjshëm. LDK, gjithnjë këto tri dekada që nga themelimi, ka vepruar dhe do të veprojë në mbrojtje të interesave shtetërore demokratike të Republikës së Kosovës.” Prcjellë Gazeta Premium.

Kujtojmë që Besian Mustafa është bërë vitin e kaluar zëdhënës i LDK-së, pas një vendimi të Kryesisë së LDK-së dhe Kryetarit të saj Isa Mustafa.

/GazetaPremium