Take a fresh look at your lifestyle.

AP shkruan për vendimin e Haradinajt që ta shkarkoi ministrin serb që fyeu shqiptarët

Agjencia më e madhe e lajmeve në botë, Associated Press (AP) ka shkruar për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që ta shkarkoi nga posti i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Teodosijeviq nga Lista Serbe.

AP shkruan se Haradinaj këtë e ka bërë për shkak të “fjalimit fyes”.

Agjencia thekson se Haradinaj e ka shkarkuar Teodosijeviqin për shkak të “përdorimit të fjalëve urrejtëse të bazuara në përkatësi etnike në mënyrë që t’i fyej viktimat e ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviq”, transmeton Ballkani.info.

Agjencia raporton se Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook e ka publikuar vendimin për shkarkimin e Teodosijeviqit dhe se ka theksuar se në kabinetin e tij nuk ka vend për këdo që lëndon të tjerët në baza etnike, racore apo të tjera.

AP shkruan se Teodosijeviq ka thënë se “masakra ndaj civilëve kosovarë në Reçak në janar të vitit 1999 ka qenë ‘e sajuar’, duke shtuar se kjo ngjarja e ka shtyrë NATO-n që ta intervenojë dhe ta ndalojë luftën”.

Agjencia po ashtu shkruan se Teodosijeviq “luftetarët shqiptarë i ka quajtur terroristë”.

Ai ka thënë se në Reçak nuk ka pasur masakër, por se në atë vend gjatë luftës janë vrarë “terroristët shqiptarë”. /Ballkani.info/