Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministri Haradinaj shkarkon ministrin serb që ofendoj Kosovën dhe NATO-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e pakicave serbe Ivan Teodosjeviç.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra shtetrore Ministrin e pakicës serbe Ivan Teodosjeviç, i cili në një tubim të Listës Serbe në veri të Kosovës kishte ofenduar Kosovarët e nacionalitetit shqiptar të cilët i kishte quajtur përbindësha dhe të mjerë, kurse NATO-në e kishte quajtur si Organizatë terroriste dhe agresore.

Kryeministri Haradinaj vendimin e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook dhe ku ka thënë se vendimi hynë në fuqi menjëherë. Përcjellë Gazeta Premium.

Tutje në llogarinë e tij Kryeministri ka thënë: “Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. RH.”

/GazetaPremium